Shqiptari humb jetën në burg të Francës, familjarët thonë se e vranë
Një shqiptari ka vdekur në burg të Francës, autoritetet thanë se ai u vetëvar, ndërsa familjarët dyshojnë se e kanë masakruar
Është bërë e ditur se një 36-vjeçar nga Shqipëria ka vdekur në një burg të Francës. Sipas raportimeve thuhet se ai ishte në procedura për të marrë azil kur edhe u gjet pa shenja jete në qelinë e tij, përcjell albinfo.ch.
Njoftimi sipas familjarëve të M.R. është bërë me vonesë. Ata nuk janë njoftuar në rrugë zyrtare për vdekjen e familjarit të tyre.
Motra e të riut thotë se vetëm tani vonë janë lejuar që ta shohin në morg. “Fillimisht më kërkuan që të firmos një shkresë pa parë trupin, por unë nuk pranova”, thotë ajo.
Njoftimi është bërë me një javë vonesë. Autoritetet franceze thonë se është vetëvrarë më 31 janar, por familjarët kanë dyshime të forta që është dhunuar nga gardianët e burgut.
Fotot tregojnë hematoma në trup dhe plagë në kokë. E motra e të riut thotë se vetëm tani vonë janë lejuar që ta shohin në morg. “Fillimisht më kërkuan që të firmos një shkresë pa parë trupin, por unë nuk pranova”, thotë ajo. Vetëm pasi ka shkuar vetë në morg, ka arritur të konstatojë shenjat e dhunës.
Trupi nuk është kthyer ende në Shqipëri, ndërsa të afërmit bëjnë apel për ndihmë, sepse ambasada shqiptare në Francë është shprehur se nuk ka fonde për t`i asistuar.
M.R., lindur në Lezhë dhe me banim në Shkodër, përpara një viti kishte udhëtuar drejt Francës si emigrant dhe kishte aplikuar për procedurat e marrjes së statusit të azilantit.
Por ndërkohë, ai ka përfunduar në burg bashkë me dy shqiptarë të tjerë për djegien e disa automjeteve, ndërsa e motra thotë se në komunikimet që kanë pasur, si gjithmonë ka pretenduar pafajësinë.