Shqiptari Gezim Gashi në Emmy Awards, shfaqet përkrahë Tamra Simmons
Të dielën mbrëma është zhvilluar edicioni i 71-të i ndarjes së çmimeve Emmy (Primetime Emmy Awards) në Microsoft Theater të Los Angelesit. “Game of Thrones”, “Fleabag” dhe “Chernobyl” ishin fituesit e mëdhenj.
Në këtë eveniment të madh ishin prezent fytyrat më të njohura të artit në botë. Por, në mesin e tyre ishte edhe shqiptari Gezim Gashi, shkruan KultPlus.
Gëzimi gjatë kësaj mbrëmje ka parakaluar në tepihun e kuq teksa në një foto të shpërndarë në rrjetet sociale ai shihet përkrahë producentes së njohur botërore Tamra Simmons,
Gezim Gashi është një emër që po përmendet në botë për punën e tij të madhe me talentet e rijnë në muzikë dhe ai gjithashtu është shqiptari i parë në botë që ka hapur shkollë të artit në Amerikë.
Gashi për dy vitet e fundit ka zhvilluar markën për shkolla dhe kompani të tjera në Suedi dhe Evropë dhe përmes punës së tij ka marr fokusin e Forbes dhe Huffington Post. Gashi po studion aktualisht Ndërmarrësin në Shkollën e Biznesit të Harvardit.