Shqiptarët rrëmbejnë medalje të arta në “Croatia Open G1 2019”
Të shtunën që lamë pas, është mbajtur në Zagreb të Kroacisë turniri ndërkombëtarë i Taekwondos 25 “Croatia Open G1 2019”.
Klubi i Taekwondos nga Prishtina u përfaqësua në këtë turne me katër garues dhe arriti t’i fitojë dy medalje të arit dhe zuri vendin e parë në kategorinë për kadet “Best Team Cadet Male 2019”.
Elion Agushi kadet rrëmbeu të artën në kategorinë -45 kilogramë, kurse Denis Bllaca fitoi të artën në kategorinë -49 kg.
Paraqitja e tyre ishte fantastike në “Croatia Open”, që është njëri ndër turnirët më të mëdha në Evropë dhe botë.
Ky është një rezultat i madhe për sportin Olimpik të Taekwondos të Kosovës.