“Shqiptarë, ju dua shumë!” Ava Max në Rai 1
Ava Max tashmë nuk është më e dëgjuar vetëm në Britani, por çdo ditë e më shumë këngët e saj po e bëjnë të famshme në mbarë botën, duke e futur dalë ngadalë në nivelin e Rita Orës e Dua Lipës.
Së fundi, Ava, e cila ka lindur në SHBA, por është me prindër nga Saranda, ishte e ftuar në Rai 1, ku realizoi edhe një performancë të jashtëzakonshme.
Ava zhvilloi edhe një bisedë më moderatorin Fabio Fazio, i cili theksoi se këngëtarja e njohur ka origjinë shqiptare.
“Ka shumë këngëtare shqiptare që po bëhen të famshme në botë. Më pëlqen ta them sepse Shqipëria është shumë afër nesh dhe shumë shqiptarë na ndjekin në ‘Rai Uno’. Mund t’i përshëndesësh”, iu drejtua moderatori teksa këngëtarja nuk ngurroi ta bëjë një gjë të tillë, “Përshëndetje shqiptarë, ju dua shumë”.