Të fundit

Shqiprim Arifi s’bashku me deputetin Bajrami i vizituan banorët e dëmtuar në BL Rahovicë dhe Raincë

Shqiprim Arifi së bashku me deputetin popullor Argjend Bajrami si dhe me bashkëpunëorë sot vizituan edhe njëherë bashkësitë lokale Rahovicë dhe Raincë të cilat u dëmtuan nga vërshimet.

Kryetari i APN-së njoftoi se i kanë vizituar dhe parë nga afër dëmet e shkaktuara nga vërshimet dhe konsideroi se nevojat finaciare janë të domosdoshme për familjet e prekura nga kjo fatkeqësi natyrore.

Postimi i plotë :

Sot bashkë me deputetin popullor Argjend Bajramin vizituam dy bashkësite lokale Rahovicë dhe Raincë te dëmtuara nga vërshimet ditë më parë.

Fatmirësisht në të gjitha vendbanimet tona nuk ka pasur lendime apo humbje të jetës. Gjithashtu vlerësojmë solidaritetin e qytetarëve tonë me familjet e prekura nga vërshimet.

Nevojat e tyre financiare janë imediate dhe kërkohet nga pushteti jolegjitim përgjegjësi dhe vigjilencë institucionale.

I njoftuam qytetarët që të startojnë të bëjnë evidentimin e dëmit të shkaktuar nga vërshimet për të mos pasur diskrepanc në mes evidentimit që do të bëher nga Shtabi për Situata të Jashtëzakonshme.

nukjenivetëm