Të fundit

Shqiprim Arifi reagon pas lajmit alarmues për vendosjen e bombës në shkollën fillore në Preshevë

Kryetari komunës Preshevës Shqiprim Arifi ka reaguar pas lajmit për vendosjen e bombave në objektin e shkollës fillore “Ibrahim Kelmendi”, transmeton Ministria e Lajmeve.

I pari komunës dënoi ashpër paralajmërimet kërcënuese anonime që shqetësojnë fëmijët, stafin e shkollës dhe gjithë qytetarët e komunës Preshevës

Më poshtë mund ta lexoni reagimin e plotë :

REAGIM

Shumë i shqetësuar nga lajmi alarmues për vendosjen e bombave nëpër shkolla në Luginën e Preshevës.

Dënoj ashpër paralajmërimet kërcënuese anonime, që pezullojnë mbarëvajtjen e mësimit për të cilat është urdhëruar evakuimi i nxënësve dhe mësimdhënësve në ato ambiente.

Kërkoj nga organet e rendit të kryhen procedurat e nevojshme për hetimin e rastit, pasi mirëqenia dhe siguria e çdo qytetari është prioritet i padiskutushëm!