Shqiprim Arifi : Qeveria Kurti s’bëri asgjë për Luginën e Preshevës
Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, teksa është shprehur i zhgënjyer nga Qeveria e Kosovës lidhur me organizimin dhe përkrahjen ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe regjistrimin e popullsisë atje, ka thënë se Qeveria Kurti nuk ka treguar mbështetje të madhe sikurse kishte bërë presidenti serb, Aleksandër Vuçiq me qytetarët serbë
Kosovë.
“Atë që e shoh nga kryeministria jonë në Kosovë për mua është dëshpëruese sepse tërë kohën këto 30 ditët e fundit nuk është treguar zgjuarsi sa i përket organizimit dhe suportimit të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Do të mund të ndodhte njëjtë siç ka bërë Serbia, ka dërguar autobusë me serbë në Kosovë që të marrin pjesë në procesin e regjistrimit në aso kohe, ne nuk kemi parë një angazhim të tillë të Qeverisë së Kurtit në 30 ditët e fundit përveç një video në fillim dhe statusit që e ka shënuar sot në përfundimin e këtij procesi”, ka thënë Arifi.