Shqiprim Arifi në Washington takohet me Eliot Engel
Kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot ka takuar Kongresmenin dhe mikun e shqiptarëve Eliot Engel, takim ky që ishte paralajmruar para disa ditësh, transmeton ministrialajmeve.com
z.Arifi gjatë këtij takimi që ka zhvilluar me z.Engel kanë bisedur rreth problemeve që po ballafaqohen shqiptarët e Luginës së Preshevës. Tutje gjatë bisedës i pari i komunës e ka njoftuar rreth situatës politike të Luginës, rreth pasivizimit të adresave të shqiptarëve duke filluar nga komuna e Medvegjës e që po vazhdon edhe në komunat Bujanoc e Preshevë.
Po ashtu z.Arifi njoftoi Kongresmenin edhe për diskriminimin e skajshëm nga institucionet qëndore të Serbisë, për mos lejimin e përdorimit të simboleve kombëtare, mos rikthimi i Gjykatës Themelore dhe shumë tema të tjera lidhur me dikriminimin e shqiptarëve të Luginës që po i bëhen për çdo ditë.
Ky është postimi i plotë i z.Arifit :
Sot në Kongresin Amerikan zhvillova takimin e paraparë me Kongresistin Amerikan dhe mikun e madh të Shqiptarëve Z. Eliot ENGEL
Z. Engel e njoftova për situatën aktuale poltike në Luginën e Preshevës, në veçanti problemet me të cilat ballafaqohen Shqiptarët në të gjitha sferat vitale dhe mbi të gjitha pasivizimi i adresave të Shqiptarëve që ka filluar nga Medvegja, e që po vazhdon në Bujanoc dhe në Preshevë.
Përdorimi i simboleve kombëtare dhe mos’inkuadrimi i Shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Institucione Shtetrore dhe rikthimi i Gjykatës Themelore në Preshevë ishin temat që diskutuam dhe kërkova nga Z. Engel mbështetjen institucionale për zgjidhjen e problemeve dekadore në Luginë te Preshevës.
??????