Shqiprim Arifi në Tiranë takon Ministrin Klosi dhe Erion Veliajn
Kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook ka shkruar se sot gjatë një vizite në Tiranë ka takuar Ministrin e Turizmit zotri Blendi Klosin dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliajn, përcjell Ministria e Lajmeve.
Z.Arifi është shprehur se me z.Klosi ka biseduar për mundësin e realizimi të një projketi në komunë e Preshevës, përkatësisht tek penda e fshatit Rahovicë. Po ashtu i pari komunës tregon se Ministri Klosi shumë shpejt do ta vizotojë komunën e Preshevës.
Tutje z.Arifi ka shkruar edhe për takimin me z.Veliajn, që temë kryesore e kishin Unionin e Bashkive Shqiptare në Rajon.
Postimi i plotë :
Sot isha për vizitë në Tiranë ku takova Ministrin e Turizmit zotri Blendi Klosin dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, mikun tim Erion Veliajn
Me ministrin Klosi biseduam rreth mundësisë se një projekti gjithpërfshirës turistik për komunën e Preshevës me theks të veçant tek penda e fshatit Rahovicë, gjithashtu edhe per agroturizmin në komunën tonë.
Në të ardhmen e afërt do të ketë takim me stafin profesional për turizmin pasi kemi mungesë të stafit profesional të resurseve njerëzore profesionale dhe gjithashtu e ftuam z. Klosin ta vizitoj komunën e Preshevës ku kjo ftesë u mirëprit nga ana tij dhe do ta vizitoj komunën tonë shumë shpejt.
Ndërsa me z. Veliajn temë kryesore ishte, Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon është duke realizuar projektin Muzeu i Lëvizshëm “Tirana vjen tek ti”. Ky aktivitet do të startoj në datën 07 shtator në qytetin e Tiranës dhe më pas do të vijoj rrugëtimin në qytetet e Prizrenit, Gjakovës, Pejës, Prishtinës dhe Preshevës. Në datën 20 Shtator ky muze do të lokalizohet dhe do zhvillojë aktivitetet në qytetin e Preshevës.