Shqipëri

Zgjerimi i Greqisë në det/ Rama: Mos u bëni qesharak dhe të poshtër

Kryeministri Rama u tregua i ashpër sot në fjalën e tij në Kuvend lidhur me çështjen e kufirit detar me Greqinë.

Mos u bëni qesharak dhe të poshtër dhe poshtërsisht qesharak. Ata që i fryn këtij zjarri duan ta përdorin popullin, të kapin ndonjë copë, kap ca t’kapësh.

Si ju iku deti juve? Mos ka dalë gjë tokë atje ku bëni këto luftrat me varka? Deti aty është nuk ka lëvizur. Nuk është dot as deti as toka as ajri, materie që mund të negocioet si negocionte LSI tenderat në autoritetin rrugor shqiptar. Bëhen nga persona të autorizuar, nuk bëhen si muhabet varkash.

Nëse qeveria e firmos ka një tjetër autoritet ku do kalojë që është zoti presidenti i cili nuk e di pse ka dalë në mbrojtje të detit. Po nuk erdhi deti te ai askush nuk i bën gjë detit. Më pas marrëveshja kalon tek Gjykata Kushtetuese dhe pastaj është Parlamenti.”, tha Rama.

Ai iu përgjigj akuzave të opozitës duke rikujtuar marrëveshjen e vitit 2009, e cila u firmos nga përfaqësuesit e sotëm të opozitës.

Ilir Meta, Sali Berisha, Lulzim Basha bënë marrëveshjen më të gabuar për Shqipërinë në rrugë zyrtare me firma dhe me vula. Nuk ka marrëveshje me fjalë për territorin e një vendi.

Ne cuam të Gjykatën Kushtetuese një marrëveshje dhe nuk e bëm pazar. Gjyata e rrëzoi 9 me 0 dhe e cilësoi cënim të interesit kombëtar.

Kryeministri Rama shtoi gjithashtu se negociatata me Greqinë ende nuk kanë përfunduar pasi kanë ndaluar pas ndërrimit të qeverisë në vendin fqinj. /Opinion.al