Shqiprim Arifi: Le të jetë ky Bajram, festë e shpresës, vullnetit dhe besimit!
Kryetari i Alternativës për Ndryshim Shqiprim Arifi, përmes një postimi ua ka uruar të gjithë besimtarëve musliman festën e Fitër Bajramit.
Urimi i plotë :
Të nderuar qytetarë, bashkëvendas, bashkatdhetarë!
Me rastin e përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, më lejoni të ju përcjell urimet më të përzemërta për agjërim të pranuar dhe gëzuar festën e Fitër Bajramit.
Sakrifica njëmujore e agjërimit të Ramazanit paraqet veprën më sublime të agjëruesve, ku me bindje dhe përkushtim të plotë, dëshmuan me vepër besimin, sinqeritetin dhe këmbënguljen në rrugë të Zotit.
Si çdo fillim ka përfundimin e vet.
Çdo rrugëtim i filluar, përfundon në destinacionin e synuar, që në këtë rast paraqet arritjen e faljes nga Zoti, lutje të pranuara dhe ngritjen e devotshmërisë e besimit.
Le të jetë ky Bajram, festë e shpresës, vullnetit dhe besimit!
Le të jemi afër njëri-tjetrit në të mirë dhe halle, sidomos ndaj nevojtarëve në këtë kohë pandemie.
Qofshi të lumtur e të përmbushur në jetën tuaj, të përkushtuar e të vlerësuar.
Uroj fat, shëndet e mbarësi në familjet tuaja.
Zoti ju bekoftë!
Gëzuar Fitër Bajramin!