Shqipëri

Shqipëria vendi me numrin më të lartë të vrasjeve në rajon

Për ekspertët ky numër është tepër shqetësues, kjo pasi tregon se në një ditë konsumohen mesatarisht 10 vepra penale, ndërsa numër më të lartë njohën dhe vrasjet me 62 të tilla.

“Kemi nëntë deri në 10 krime në ditë në Shqipëri, është një shifër më e lartë në krahasim me rajonin, kemi pasur edhe një shtim të vrasjeve dhe kjo shpjegohet edhe me faktin që në dy vite pandemi pati distancim, nuk vinin më nga jashtë shtetit, kështu që pritej shtimi gjatë vitit 2021, por kemi bilanc lufte për aksidentet rrugore, 191 të vdekur, por edhe vjedhje veçanërisht në zona ku ka probleme sociale më të theksuara”, thotë për A2 CNN eksperti Ervin Karamuço.