Shqipëri

Shqipëria merr dritën e gjelbër, nesër pritet zyrtarizimi i hapjes së negociatave për integrim në BE

Pas kundërshtive të forta të Francës dhe Holandës vitin e shkuar, vjen “tym i bardhë” nga Brukseli për çeljen e negociatave mes BE-s, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Të premten e shkuar ambasadorët e vendeve të BE në Bruksel finalizuan draft propozimin për Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme të BE.

Gazetari i Topchannel Muhamed Veliu e ka siguruar draftin final që Këshilli do ta diskutojë ditën e nesërme.

Në këtë dokument propozimit pozitiv për Shqipërinë i bashkëlidhen edhe disa detyra shtëpie.

Përballë progresit të arritur me reformat dhe plotësimi kushteve vendosur nga Këshilli në Qershor 2018, Këshilli duhet ti japë fuqi vendeve anëtare të marrin vendim për çeljen e negociatave për anëtarësim me Republikën e Shqipërisë
Përpara konferencës ndërqeveritare Shqipëria duhet të miratojë reformën zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR duke siguruar financim transparent të partive politike, të sigurojë vijimin e zbatimit të reformës në drejtësi me funksionimin e Gjykatës Kushtetuese përfshi Gjykatën e Lartë si dhe të marrë në konsideratë opinionet ndërkombëtare përfshi atë të komisionit të Venecias. Duhet të përfundojë ngritjen e strukturave të posaçme kundra korrupsionit dhe krimit të organizuar.

luftojë azil kërkimin e shtetasve shqiptarë përfshi pranimin e të dëbuarve nga BE. Të kryejë amendimet e ligjit të medias në përputhje me rekomandimet e komisionit të Venecias.
Duhet të demonstrojë progres në respektimin e ligjit të vitit 2017 për mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve “. Thuhet në dokument.