Shqipëri

Berisha denoncoi rastin e përdhunimit të 13 vjeçares, gjykata lë në burg 7 djem, 1 në kërkim

Gjykata e Durrësit ka dhënë sot masën “arrest me burg” për 7 adoleshentë të arrestuar një ditë më parë për abuzimin seksual në grup me një të mitur 13-vjeçare në shkollën “Rilindja” në Kavajë. Ata akuzohen për për veprën penale “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”. Të gjithë djemtë e lënë në burg kanë lindur mes viteve 2002-2004.
Në kërkim është shpallur edhe një 15-vjeçar tjetër sipas burimeve për Balkanweb.
Policia e Tiranës e ka mbajtur të fshehtë ngjarjen dhe nuk ka bërë asnjë deklaratë për të. Rasti u publikua në media falë denoncimit në Facebook nga ish-kryeministri Sali Berisha.

STATUSI I BERISHËS
Përdhunohet nxënësja, fshihet krimi!
Ndaj përdhunuesve nuk merret asnjë masë, anëtarësohen në FRESSH-in kanabist.

Lexoni mesazhet e qytetarëve dixhital! sb
Doktor përshëndetje. Jam një zonje nga Kavaja. Dua të denoncoj mënyrën flagrante se si drejton sot ZA e Kavajës zonja Sonila Peza. Prej 2 muajsh në shkollën 9-vjeçare “Rilindja” 8 nxënës të asaj shkolle kanë përdhunuar një vajzë. ZA dhe drejtoresha e saj nuk kanë mare asnjë masë për këtë skandal. Kemi frikë të çojmë fëmijët në shkollë. Këto janë drejtoreshat e shkollave te rilindjes. Ju lutem publikojeni.

Përshëndetje doktor Berisha. Në shkollën 9-vjeçare “Rilindja “Kavajë përpara 1 muaji u përdhunua nga një grup prej 8 djemsh një vajzë 13-vjeçare. Kjo ngjarje është mbajtur e fshehte nga të gjithë instancat. E gjithë qyteti e di. Respekte. Ju lutem anonim pasi ju e dini sh mirë se çfarë ndodh më pas.