Lajme

Shpërthen Rexhepi: Turp për ata që dogjën mandatet e KKSH-së

Anëtari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Enkel Rexhepi i ka goditur anëtarët e APN-së për mos prezencen e tyre në këtë institucion si dhe për vendimin për t’i djegur mandatet e tyre. Rexhpi përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se “që nga zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar, konstituimit të përbërjes së re, këta anëtar kanë provuar më shumë se dy herë përmes shantazhit dhe kërcënimeve të ndryshojn vullnetin popullor, përcjell Ministrialajmeve.com

Postimi i plotë i z.Rexhepi pa ndërhyrje ;

Që nga zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar, konstituimit të përbërjes së re, keni provuar më shumë se dy herë përmes shantazhit dhe kërcënimeve të ndryshoni vullnetin popullor.

Ashtu siç e ka bërë të qartë publikisht si Muhamet Mustafa ashtu edhe Mehmet Dalipi. Stop kërcënimeve, stop shantazhit. Nuk iu kalojnë!

Nga papërgjegjësia, përtacia keni djeg mandatet. Këta jeni. Nuk keni marr pjesë në asnjë mbledhje. A iu vjen turp?

Kjo flet shumë për juve, se çfarë jeni. Sa të paskrupullt, të pa cipë, manipulues me shqiptarët e Luginës. Nuk keni as ideologji as koncept e as pragmatizëm. Nuk dini e nuk keni vizion, vetëm shtireni. Manipulues kot.

Pse, së paku në një mbledhje nuk keni marr pjesë?

Të tillë keni qenë në mandatin e kaluar. Kur udhëhoqët me KKSH dhe merrnit shpërblime të majme, e atëherë vinit. Nga dita që nuk gëzonit asnjë privilegje ju nuk shkonit.

Pra, me privilegje me pare shtireni të punoni për popull. Pa to, ju nuk merrni pjesë as në një mbledhje.

E bafshi me shnet. Turp!!!

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=2898675270191491&id=100001471400514&sfnsn=mo