Lajme

Prizren| Në objektin e ish-Farmakosit shpërthen një zjarr i madh

Rreth orës 19:00 të mbrëmjes, ka shpërthyer një zjarr në një objekt në lagjen ‘Terzimahallë’, në afërsi të shkollës ‘Mustafa Bakiu’, fatmirësisht pa pasoja në njërëz.

Në vendngjarje ka dalur policia si dhe zjarrëfikësit të cilët janë duke u angazhuar në shuarjen e zjarrit si dhe ekipe të #KEDS-it. Për momentin nuk dihet shkaku i shpërthimit të këtij zjarri i cili ka shqetësuar qytetarët që jetojnë në afërsi të objektit të ish ndërmarrjes “ Farmakos”. ..