Shpërndahen tekstet shkollore për nxënësit në shkollën shqipe në Zvicër – LAPSH
Këto ditë Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Republikës së Kosovës ka sjellë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bernë dhe në konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih tekstet shkollore për nxënësit shqiptarë, të cilët vijojnë mësimin plotësues në gjuhën shqipe në Zvicër.
Këto tekste sot janë shpërndarë falas për nxënësit shqiptarë në Zvicër.
Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “N. Frashëri” në Zvicër e ka falënderuar MPJD-në, ambasadën dhe konsullatën e Republikës së Kosovës për përkrahjen që i japin Shkollës shqipe të mësimit plotësues në Zvicër.