Shpend Ahmeti: Asnjë pikë e marrëveshjes nuk vlen, nëse në fund s’ka njohje nga Serbia
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka pranuar nga kryesuesit e delegacionit shtetëror për dialog, Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti platformën për dialog.
Bashkëkryesuesi i ekipit Negociator Shpend Ahmeti ka folur para mediave, ku ka thënë se platforma është plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Ndërsa ka thënë se, asnjë pikë e marrëveshjes nuk vlen, nëse në fund s’ka njohje nga Serbia.
‘Sot i japim fund spekulimeve. Me 11 parimet që i kemi vendos e kemi bërë të qartë se cili është qëndrimi zyrtar, natyrisht nëse aprovohet nga Kuvendi.’
‘Platforma bazohet komplet në kushtetutën e Kosovës, territori i pacenueshëm, nuk ka rend të 3 të të qeverisjes në Kosovë.
Resusrset e Kosovë janë vetëm të Kosovës. Këtë dialog po e quajmë dialog për njohje. Ne nuk shkojmë në dialog, nëse nuk bëhet fjalë për njohje. Ne duam të përfundojmë cështjet e hapura që i kemi me Serbinë’, ka thënë Ahmeti.