Shpallen rezultatet përfundimtare, Nisma përfundimisht s’hyn në Kuvend
Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, në konferencë për media ka shpallur zyrtarisht rezultatet përfundimtare.
“Kjo shpallje vjen pas përfundimit të të gjitha procedurave”, tha ajo.
Nga shpallja e rezultateve, koalicioni Nisma-AKR-PD, s’do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës.
Përqindjet e subjekteve politike:
Lëvizja Vetëvendosje ka 26.159 për qind
Lidhja Demokratike e Kosovës: 24.458 për qind
Partia Demokratike e Kosovës: 21.163 për qind
AAK 11.477 për qind
Lista Serbe 6.754 për qind
Nisma-AKR-PD: 4.984 për qind.
Vetëvendosja përfundimisht ka 32 deputetë, LDK 29 deputetë, PDK 25 deputetë, AAK 14 deputetë, Lista serbe 10 deputetë dhe Vakat 2 deputetë.