LajmeTë fundit

NISMA s’e kalon pragun!

Koalicioni parazgjedhor NISMA-AKR-PD nuk ka arritur të sigurojë votat e nevojshme për të kaluar pragun prej 5% të votave të përgjithshme për tu bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Lajmin e kanë konfirmuar për “Gazeta Blic” burime brenda Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që në orën 10:30, do të shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që u mbajtën më 6 tetor.

“Koalicioni NISMA-AKR-PD ka mbetur jashtë Kuvendit të Kosovës pasi që nuk ka arritur të kalojë pragun zgjedhor prej 5% të votave të përgjithshme” pohojnë burimet e njëjta brenda KQZ-së.

Pragu prej 5% është kritikuar shumë herë nga subjektet e vogla politike, iniciativat qytetare dhe nga personat e pavarur, ku është kërkuar që të ndryshohet Ligji për zgjedhje, duke sugjeruar që pragu zgjedhor për subjekte politike të ulët në 3%, kurse për kandidatët e pavarur të ulet nën 3%.