Shoshaja e Poshtme me objekt të ri parashkollor edhe për fëmijë me nevoja të veçanta
Kryetarja komunës Ardita Sinani njofoti se kanë përfunduar punimet e rregullimit të objektit të ri parashkollor dhe për fëmijet me nevoja të veçanta në Shoshajën e Poshtme, përcjell Ministria e Lajmeve.

Më poshtë mund ta lexoni njoftin e plotë e znj.Sinani
Sot vizitova objektin e ri të Entit parashkollor “8 marsi” për fëmijët me qëndrim ditor në Shoshajë të Poshtme.
Lajm i mirë është se komplet kati i parë i këtij objekti do të shërbejë për fëmijët me nevoja të veçanta ?.
Me këtë rast do të ndërtohet edhe ? fusha rekreative buzë pishave dhe natyrës ?
Duke marrë parasysh se pak ditë më parë shtruam rrugën e cila lidh vendbanimet e Shoshajës së Poshtme me objektin që po rinovohet komplet, kjo do të jetë një hapësirë moderrne multifunksionale e cila do t’i shërbejë Entit Parashkollor, si dhe Bashkësisë Lokale.
Urime ❤️