Lajme

Shoqata “Thirrjet e Nënave” boton libër për krimet e Serbisë

Përfaqësueset e shoqatës “Thirrjet e Nënave”, kanë dorëzuar sot në Prokurorinë Speciale, një kallëzim penal kundër krimeve serbe ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Por, kësaj radhe dëshmia për krimet serbe të kryera gjatë luftë, është një libër.

“E vërteta për krimet serbe”, është libri ku përfshihen rrëfimet dhe faktet e familjarëve të të zhdukurve.

Ky libër, i botuar nga Shoqata “Thirrjet e Nënave” i bashkuar me një kallëzim penal do të jetë prova e radhës e prokurorisë për krime lufte.

Përfaqësueset e kësaj shoqate, pas dorëzimit thanë se presin që kriminelët të vihen para drejtësisë.