LajmeTë fundit

SHOQATA E SHKRIMTARËVE “FENIKS” (PRESHEVË, BUJANOC DHE MEDVEGJË) SHËNON 21 MARSIN -DITËN BOTËRORE TË POEZISË(Foto)

Në shkollën fillore “Zenel Hajdini” në Raicë, Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks”, përkatësisht Karvani i Shkrimtarëve të Luginës, shënoi 21 Marsin-Ditën Botërore të Poezisë. Poetët u pritën ngrohtësisht nga drejtoria e shkollës dhe nga nxënësit prezent.
Aktivitetin në fjalë e hapi Bilall Maliqi, kryetar i Shoqatës, i cili para të pranishmëve foli për rëndësinë e kësaj dite për poezinë dhe për poetët, duke shtuar:
“Që nga viti 1999, në Paris, 21 marsi është shpallur nga UNESCO, Dita Botërore e Poezisë.Dita botërore e poezisë është konceptuar si një ftesë për të reflektuar mbi fuqinë e gjuhës dhe zhvillimin e plotë të kapaciteteve kreative të secilit prej nesh.
Për këtë arsye UNESCO bën thirrje për zhvillimin e aktiviteteve kulturore në nivel lokal e ndërkombëtar në institucione publike e private duke përfshirë këtu shkolla, bashki, muzeume, shoqata kulturore, shtëpi botuese etj.
U përurua edhe libri me poezi i krijueses nga Medvegja, Lirona Zuka, me titull “Medvegja ime”, për librin foli redaktori i librit, poeti Rrahman Hyseni, i cili e çmoi lart angazhimin e poetes që libri të del sa më mirë. Ndër të tjera, ai tha se:
“Gjatë rrugëtimit nëpër librin “Medvegja ime” të autores Lirona Zuka kam vërejtur ndjenjën e sajë të atdhedashurisë. Autorja Zuka nëpërmjet poezive të saja shprehë gjendjen aktuale të krahinës së Medvegjës në njërën anë dhe anën tjetër shpreh gjendjen e sajë emocionale kur e shehë Luginën të pabashkuar. Në librin e autores “Medvegja Ime” i bëhet thirrje të gjithë shqiptarëve që të kthehen në Medvegjë ngase kjo krahinë nuk e meriton të braktiset. Poetja Lirona përmes vargjeve buruese shpirtërore arrin që lexuesve t’u sjellë forcë dashuri qëndrueshmëri si dhe një frymë rinore të pamposhtur të një vajze e cila qëndron kontribuuese e një krahine në të cilën mohohet çdo e drejtë. Tregon edhe momentet kur ajo shkon në Shqipëri duke shpresuar që hera tjetër t’i gjejë të bashkuara me Medvegjën. Përveç vendlindjes së sajë ajo me anë të poezive e përkujton edhe gjeneratën e sajë kur ishin Maturantë, si dhe kujton të gjithë mësimdhënësit që kontribuon për brezin Medvegjas të mbetur në atë krahinë. Burimi i sajë shpirtërorë me rima të përputhshme u sjell lexuesve vargje edhe për qenjën me te shtrenjtë, nënën. Autorja e librit Lirona Zuka na sjellë para nesh edhe veprat e lavdishme të dëshmorëve përmes poezive lirike të saja. Energjia e sajë pozitive që absorbon tek ne përmes çdo poezie do ishte terapia më e mirë për të na ushqyer trurin me plotë risi dhe eksperienca të autores dhe rrugëtimit të sajë nëpër vargje.”
Në këtë orë letrare morën pjesë dhe i lexuan poezitë e tyre: Bilall Maliqi, Demush Berisha, Rrahman Hyseni, Rexhep Abazi, Jalldëze Kasumi, Nehat Ramizi, Hajrush Redenica dhe Harbin Veseli.
Pati recitime poezish edhe nga nxënësit e shkollës.
Po në këtë ditë Karvani i Shkrimtarëve të Luginës e vizitoi edhe shkollën fillore “Dituria” në fshatin Corroticë, në të cilën kryetari Maliqi, foli për 21 Marsin këtë ditë të shënuar për të gjithë ata që shkruajnë dhe merren me poezi.
Edhe në këtë shkollë lexuan poetët e pranishëm, të cilët sollën para nxënësve të ciklit të ulët klasor risitë e tyre poetike, ekskluzivisht për fëmijë. Po ashtu nxënësit recituan poezi të mësuara nga lekturat obligative shkollore…