LajmeShëndetësi

SHOQATA E INFERIMERËVE TË LUGINËS SHËNOI DITËN BOTËRORE TË DIABETIT

14 nëntori si Dita Botërore e Diabetit, është vendosur për nder të ditëlindjes së Frederik Banting, i cili së bashku me Charles Best, të dy shkencëtarë kanadezë, arritën të izolojnë nga pankreasi i qenit insulinën e cila ndryshoi dhe shpëtoi jetën e diabetikëve në mbarë botën. Dita Botërore e Diabetit për vitin 2014-2016, ka nё fokus jetesën e shëndetshme dhe diabetin. Mesazhet kyçe kanë për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për zgjedhje të shëndetshme, të cilat mund të jenë zgjedhje të lehta për personat me diabet.
Edhe në Preshevë Shoqata e infermierëve të Luginës e shënoi sot këtë datë rëndësi, duke iu ofruar ndihmë qytetarëve në matjen e sheqerit në gjak, sidomos atyre që vuajnë nga diabeti, si dhe duke iu ndarë katalogje për edukimin dhe parandalimin e kësaj sëmundjeje.