Lajme

Sherifi paralajmëron Vetëvendosjen- S’mund të bëni qeveri pa ne!

Bilall Sherifi nga Nisma Social Demokrate ka thënë se Vetëvendosje nuk mund ta formojë Qeverinë pa partinë e tyre, kur është fjala me numrat e deputetëve shqiptarë.

“Në qetësi vazhdojmë të kqyrim procesin e numërimit. Fatmir Limaj pastaj do të vazhdojë të bisedojë për pjesëmarrjen politike. Koalicioni LDK-VV ende nuk është formalizuar. Nëse VV duan Qeveri me deputetët shqiptarë, pa Nismën nuk mund ta bëjnë. Nëse ata duan ta bëjnë ndryshe, le ta bëjnë, nuk kemi asnjë telashe’’, ka thënë Sherifi në Klan Kosova.

Tutje për vendimin e Gjykatës Supreme për mos pranimin e votave ilegale serbe, ka thënë se Vetëvendosje duhet të pajtohet me këtë fakt.

“Edhe kundërshtarët tanë do të pajtohen me faktin që nuk arritën të na grabisin dhe me faktin që do të përfaqësojnë qytetarët me aq sa ju dhanë ata. Le të pajtohen dhe mos të tentojnë të shtrembërojnë këtë rezultat. Supremja i ka bërë një shërbim të madh vendit. Sepse askush nuk do të sjell votat ilegale në Kosovë. Kemi kthyer ligjshmërinë në vend”.