Shmanget përballja mes Shqipërisë dhe Kosovës, derbi me Greqinë dhe njihuni me rivalët
Gjatë ditës së sotme është mbajtur edhe shorti për të grupet e Ligës së Kombeve në Amsterdam. Interes të lartë ka pasur për këtë hedhje shorti, ku Kombëtaret do të njiheshin me kundërshtarët e tyre për edicionin 2020/2021 të këtij kompeticioni. Pjesëmarrëse në Ligën e kombeve është edhe Shqipëria dhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka prirë delegacionin që ishte i pranishëm në Amsterdam për të ndjekur nga afër ndarjen e grupeve.
Ndërkohë sipas goglave, Shqipëria rrezikoi seriozisht një përballje me Kosovën. Kuqezinjtë dhe Greqia ngelën si dy nga rivalët në grupin e dardanëve, por gogla e zgjedhur për grupin e Kosovës do të ishte Greqia, ndërsa Shqipëria shkoi në grupin D.
League C/ Grupi A
Mali i Zi
Qipro
Luksenburg
Azerbajxhan
Grupi B
Gjeorgjia
Maqedonia e Veriut
Estonia
Armenia
Grupi C
Greqia
Kosova
Sllovenia
Moldavia
Grupi D
Shqipëria
Bjellorusia
Lituania
Kazakistan