Të fundit

SHKSJ në mbeldhjen e sotme nxorri 3 konkluzione shtesë

Shtabi komunal për situata të jashtëzakonshme duke patur vegjilencën e lartë lidhur me gjendjen e jashtëzakonshme, sot po ashtu ka mbajtur mbledhje të rregullt, ku u nxorrën edhe 3 konkluzione shtesë:

1. Nga sot e tutje, „Qendra e pranimit“ në Stacionin Hekurudhor të funksionojë si Qendër pranimi e tipit të mbyllur, përmes së cilës do të kufizohet tej mase qarkullimi i migrantëve nëpër rrugët e qytetit apo lokalet afariste.

2. Shtabi komunal për situata të jashtëzakonshme do t’i drejtohet me shkresë zyrtare Komesariatit për refugjatët dhe migrantët, që të përkrahë institucionet lokale dhe qendrore që operojnë në territorin e komunës sonë, me mjete materiale dhe personel shtesë, për të përballuar situatën e krijuar dhe nevojat e qytetarëve tanë.

3. Publikimi i numrave zyrtarë të institucioneve publike, ku qytetarët e komunës sonë, do të kenë mundësi të kontaktojnë për nevojat e tyre.