Lajme

Shkrimtari i njohur serb: Serbia nuk mund ta rikthejë Kosovën

Një nga shkrimtarët më të njohur serbë, Svetisllav Basara, ishte mysafir në emisionin “Të dielën në dy” të televizionin kroat HRT.

Basara gjithashtu foli për Kosovën dhe përpjekjen e shtetit serb për ta kthyer atë nën sundimin e vet.

“Kam frikë se kjo nuk është realiste dhe kam frikë se nuk do t’u përshtaten atyre që avokojnë për kthimin e Kosovës. Mendoj se do të ishte skenari më i errët”, tha ai.

Ai foli edhe për protestat e opozitës serbe për rrëzimin e presidentit Aleksandar Vuçiq nga pushteti.

“Opozita dëshiron ta largojë atë, por nuk punon seriozisht në këtë drejtim”, tha Basara.