Shkon në 40 numri i të shëruarve nga koronavirusi në Shqipëri, mes tyre dhe 2 mjekë
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka dhënë lajmin e mirë se mes 8 personave të shëruar në 24 orët e fundit janë dhe dy mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.
Sipas ministres numri i personelit mjekësor që është shëruar në Tiranë dhe në Durrës ka shkuar në 8 persona, ndërsa kanë rezultuar në total 40 pacientë të prekur negativ.
“Edhe 2 mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi” janë shëruar, pas testimit konfirmues të kryer në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik.
Shkon në 8 numri i personelit mjekësor të shëruar në Tiranë dhe Durrës.
Deri tani janë 40 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me COVID-19″, shkruan Manastirliu.
Deri dje në vendin tonë u konfirmuar 197 raste pozitive me Covid 19, nga të cilat 10 prej tyre kanë rezultuar fatale me humbje jete, ndërkohë që 40 të tjerë janë shëruar.