Shkencëtarët konstatojnë: Femrat me vithe më të mëdha kanë përparësi më të mëdha shëndetësore!
Femrat me vithe më të mëdha kanë një sërë përparësish shëndetësore në krahasim me të tjerat, thonë studiuesit
Femrat me vithe të theksuara dhe të mëdha kanë rezistencë më të fuqishme ndaj sëmundjeve kronike, ka treguar studimi më i ri.
Hulumtimi të cilin e ka bërë Universiteti i Oksfordit në 16.000 femra, ka treguar që femrat me vithe të mëdha kanë kolesterinë më të ulët dhe nivel më të lartë të thartirave yndyrore omega-3, të cilat ndihmojnë në funksionimin më të mirë të trurit dhe në mbrojtjen e shëndetit të tyre.
Veç kësaj, ato edhe janë më të mençura se femrat me vithe më të vogla.
Iniciuesi i hulumtimit, doktor Konstantinos Manolopulous, ka theksuar që e gjitha reduktohet në shpërndarjen e yndyrës në trup.
Personat te të cilët është përqindja me e lartë e yndyrës në vithe, ndërkaq më e vogël në stomak, duar dhe në zonën përreth zemrës, kryesisht janë më të shëndetshëm dhe më rezistues ndaj sëmundjeve të ndryshme.