FutbollSporti

Shkëlqen Bernard Berisha në Rusi, shënon dy gola dhe një asistim

Me rezultat 3-1, skuadra ruse, Akhmat Grozny ka fituar ndeshjen kundër Ufas në Premier Ligën e Rusisë.

Pejani që luan për Akhmatin, Bernard Berisha, ishte ylli i këtij takimi, duke arritur të shënonte dy gola dhe të bënte një asistim.

Në minutën e 14-të, Berisha fitoi një penalti dhe nga pika e bardhë ishte i pagabueshëm. Ai kontribuoi edhe në golin e dytë të skuadrës së tij, ku në minutën e 68-të, asistoi për Vladimir Iljinin. Por, me kaq nuk asgjë nuk përfundoi. Bernard Berisha në një aksion të shpejtë ia doli të shënonte edhe golin e dytë të tij, i treti për skuadrën e Akhmatit.

Ndërsa në anën tjetër, mesfushori i Ufas, Azer Aliev, me ndihmën e shtyllës, ka shënuar golin e vetëm për skuadrën e tij.

28-vjeçari Bernard Berisha, është ndër lojtarët më të mirë të ekipit rus. Ai më parë kishte luajtur edhe shumë skuadra shqiptare si Besa Pejë, Beja Kavajë, Skënderbeu Korçë, ndërsa është edhe pjesë e Kombëtares së Kosovës.