Lajme

Shkatërrohet një rrjet i trafikut të drogës në Vjenë, arrestohen 24 shqiptarë

Një rrjet i trafikut të drogës i përbërë nga shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova është shkatërruar nga policia e Vjenës. Gjatë operacionit janë arrestuar 24 persona ndërkohë që janë sekuestruar të paktën 200 mijë euro.

Nga hetimet ka rezultuar se të arrestuarit nga mosha 18 deri në 48 vjeç merreshin me trafik droge. Ata e ushtronin aktivitetin e tyre në rrethet e Vjenës, Landstrasse, Margareten, Favoriten, Simmering, Meidling, Penzing dhe Brigittenau.

Ata shisnin lëndën narkotike në kafene, ndonjëherë edhe në rrugë ose makina, ndërsa marrëveshjet arriheshin në automjete.

Në një sallë të madhe në një banesë në Austri ata kishin kultivuar një sasi të madhe kanabisi. Gjatë kontrollit, policia zbuloi 2000 bimë që nëse do ishin “vjelur” do kishin nxjerrë të paktë 80 kg drogë.

Policia sekuestroi edhe tre automjetet që rrjeti i trafikut të drogës përdorte për të shpërndarë porositë e “klientëve”./abcnews.al