Shkarkohet Abidal, s’është më drejtor sportiv i Barcelonës
Eric Abdial shkarkohet nga posti i drejtorit sportiv të Barcelonës.
Kështu bëjnë të ditur mediat e huaja, konkretisht “Transfer News”, që konfirmon se francezi nuk do të jetë më pjesë e kryesisë, përcjell GB
Këto shkarkime vijnë si pasojë e humbjes turpëruese nga Bayerni, 8-2, derisa mbrëmë ishte vetë presidenti Bartomeu që deklaroi se priten ndryshime drastike në klub.
Gjatë ditës pritet edhe ndonjë konfirmim zyrtar, ndërsa kujtojmë se përveç Abidalit, është shkarkuar edhe trajneri Setien.