SHKA “Presheva” do të organizojë një koncert me këngë popullore në komunën e Bujanocit
Me datë 21.02.2020 duke filluar nga ora 19:00, SHKA “Presheva” do të organizojë një koncert me këngë popullore në komunën e Bujanocit përkatësisht në ambientin e Shtëpisë së Kulturës
Këtë e ka konfirmuar kryetari i komunës së Bujanocit z.Shaip Kamberi ku në profilin e tij në facebook ka shkruar:
Me drejtuesit e SHKA “Presheva” u dakorduam per mbajtjen e një koncerti me këngë popullore në Bujanoc më 21 shkurt 2020 në ora 19:00 në Shtëpinë e Kulturës.