Maqedoni

Shifra alarmante të vdekjeve dhe infektimeve në Maqedoninë Veriore

Autoritetet shëndetësore të Maqedonisë Veriore kanë raportuar shifra rekorde të të vdekurve dhe të infektuarve nga Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë informoi se në 24 orët e fundit nga 3349 testime të realizuara, 1288 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona. Ndërsa 39 persona kanë vdekur.

Instituti i Shëndetit Publik gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 1078 pacientë të shëruar nga koronavirusi”, thuhet në njoftim.