Magazina

Shfaqet filmi “Arbëria” – Një film për arbëreshët

“Arbëria” një film nga Francesca Olivieri, është tregimi i nostalgjisë, i një konflikti me të kaluarën, dhe me origjinën e saj. Aida është heroina e këtij filmi, një grua trime dhe melankolike.

Një stiliste, gruaja arbëreshe u largua nga vendi i saj dhe pas një udhëtimi të gjatë ajo u vendos në një qytet të Evropës qendrore, ku hapi një studio. Pas vdekjes së babait të saj, Aida detyrohet të kthehet në vendin e origjinës, e cila ndodhet në malet Pollino, në jug të Italisë. Gjatë këtij qëndrimi ajo rizbulon gjuhën e saj amtare dhe përkatësinë e saj e etnike, atë të Arbëreshëve. Aida, në fakt, lindi në një komunitet shqiptar, trashëgimtar i traditave të një populli që emigroi nga Shqipëria në Itali gjatë Mesjetës.

Filmi ka filluar të shfaqet në kinematë e Italisë, që nga data 26 mars.