LajmeTë fundit

Aktivist te ZPR nisin fushaten “Kunder Uzurpimit te Zyres per Te Rinje”

Aktivistet e Zyres per te Rinje, tashme publikisht kane filluar fushaten “Kunder uzurpimit te Zyres per te Rinje”.
Ka kohe qe hapsirat e Zyres per Te Rinje te Komunes se Presheves, padrejtesisht shfrytzohen nga subjekti i Partise Demokrarike Shqiptare(PDSH), e cila kishte uzurpuar ato, gjate kohes sa ishte ne pushtet.Uzurpimi i hapsirave kishte ardhur gjate kohes, kur Zyrja per te Rinje ishte nder me aktivet ne rajon, ne solidarizim me refugjatet e lindjes se mesme, ku qyteti Presheves dhe qytetaret e saj boterisht njihen tashme per mikrpitjen e tyre. Me shume se 400 vullnetar te shteteve te ndryshme te gjithe botes, shtepi te tyre aso kohe kishin ato hapsira, te cilat edhe sot padrejteisisht shfrytzohen nga Partia Demokratike Shqiptare, dikur parti e idealit clirmitar, sot me Ragmi Mustafen e rikthyer ne Parti uzurpatore.
Fushaten “Kunder Uzurpimit te Zyres” po e perkrahin shume aktivist, qytetare e te rinje te Presheves.
Perveq uzurpimit te hapsirave, PDSH sot shfrytzon edhe te gjithe paisjet teknike ne vlere afersisht rreth 20 mij euro, qe u takojne te rinjeve Preshevar, e qe aso kohe ishin donacion i PBILD-it.
Vlen te theksohet se shfrytzimi i ZPR nga ana e PDSH’s po behet ne kurriz te taksapaguesve preshevar, ku te gjitha shpenzimet administrative i mbulon Shtepia e Kultures se Presheves, me qe ato hapisra jane ne objektin e saj, dhe PDSH, nuk i ka vene vetes kurrfare obligimi financiar (qira) institucionit te Shtepise se Kultures.