Lajme

Shesheli: Vuçiqi ka blerë libra në internet për të mësuar si manipulohet me mediat dhe njerëzit

Ish-shefi i presidentit aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Vojislav Seselj, në një përshkrim të figurës së Vucicit ka thënë se “ai (Vucici) ka blerë çfarëdo libri që ka gjetur në internet për të manipuluar me mediat”.

Deklarimet e radikalit Seselj janë bërë pak vjet pas ndarjes se Partisë Radikale Serbe (SRS), kur ish-presidenti Nikoliq dhe presidenti i tashëm Vuçiq krijuan Partinë Përparimtare Serbe (SNS) duke marry shumicën e votave në disa zgjedhje parlamentare në Serbi. Sheshel ka thënë se Vuçiq është manipulues me njerëzit përmes “premtimeve të rrejshme të tij”.

“Vuçiqi është i shkolluar. Vuçiqi është manipulues i madh i mediave. Për dallim nga Toma Nikoliq (ish presidenti i Sërbisë, vj), i cili kur s’ka dashur të lexojë libra, megjithëse gjithnnjë e kam shtyrë, i kam sugjeruar literaturë të caktuar, Vuçiqi pandërprerë ka punuar në ngritjen e vetes. Ai ka porositur përmes internetit cdo gjë që ka mundur të gjejë mbi manipulimin mediatik, mbi manipulimin me njerëz. Dhe ai kështu ka krijuar, e kjo sot shihet, një fuqi të frikshme. Ai tani manipulon me të gjitha mediat në Serbi. Ai manipulon me të gjithë popullin në Serbi. Ai, thjeshtë, me ato premtimet e tij të rrjeshme ka arritur të manipulojë pjesën më të madhe të qytetarëve dhe ka arritur një popullaritet të madh pa dyshim”, ka thënë Sheshel disa vjet më parë, pasi Gjykata për Krime Lufte në ish-Jugosllavi e shpalli fajtor për krime kundër njerëzimit.

Presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vucic, ish-ministër i informatave në Qeverinë e Serbisë në vitin 1998, u zgjodh në detyrën e presidentit në vitin 2017 pas disa vjet udhëheqjeje me Qeverinë e vendit. Aktualisht është figura më e fuqishme në skenën politike në Serbi dhe vlerësohet se ka në komtroll pjesën më të madhe të mediave, kryesisht ato me valë kombëtare.