Shqipëri

Shërohet pacienti i parë nga Koronavirusi në Shqipëri

Babai i pacientit zero, Viktor Kola, ose pacienti 1 të cilit para disa ditësh i kishte dalë tamponi i parë negativ, është shëruar plotësisht pasi edhe tamponi i dytë ka rezultuar negativ nga Koronavirusi.

Viktori është babai i 28-vjeçarit i cili dyshohet se është pacienti zero në Shqipëri. Lajmi është konfirmuar dhe nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.

Kreu i qeverisë bën me dije se dhe një pacient tjetër doli negativ në testin për Covid-19.

Postimi i Ramës

TESTI I DYTË KONFIRMON NEGATIV KONTAKTIN E PARË TË PACIENTIT ZERO

? KONFIRMOHET NEGATIV EDHE NJË PACIENT TJETËR?

? MIRËNJOHJE ME PËRUNJËSI MJEKËVE TË SPITALIT INFEKTIV?./ Opinion.al