Sherif Abdyli nga Bujanoci, pjesë e selisë qëndrore të OSBE-së në Vjenë
Sherif Abdyli i njohur në opinion si Shera nga Bujanoci, së shpejti do të bëhet pjesë e selisë kryesore të OSBE-së në Vjenë të Austrisë.
Abdyli mbrëmë nënshkruar dokumentacionin e nevojshëm i cili i mundëson pozicion në Asamblenë Parlamentare të kësaj organizate në kryeqytetin austriak.
Lajmin e bëri të ditur Roberto Montella, sekretar i përgjithshëm i Asamblesë në fjalë i cili gjatë periudhës 2001-2003 ishte shef i zyres ndërlidhëse të OSBE-së në Bujanoc.
Me këtë rast, italiani Montela postoi edhe disa fotografi gjatë aktit të nëshkrimit të kontratës me Abdylin me mbishkrimin në anglisht „Legjenda po vie“.
Ndryshe, Sherif Abdyli për njëzetë vjet me radhë ishte pjesë e zyres së OSBE-së në Bujanoc.
Ndërkohë, në rrjetet sociale, nga liderë politik e institucional të Luginës tanimë kanë nisur të adresohen përgëzimet në adresë të Abdylit me rastin e avansimit të tij në këtë pozitë me peshë ndërkombëtare./FOLonline/