Shënohet viktima e dytë nga koronavirusi në Maqedoni
Ministria e Shëndetësisë informon se një pacient me koronavirus ka ndërruar jetë në Klinikën për sëmundje infektive dhe sëmundje febrile në Shkup. Bëhet fjalë për një burrë të moshës 63-vjeçar nga Dibra .
Siç informojnë nga Ministria e Shëndetësisë, pacienti ishte shtruar për kurim në Klinikën e Sëmundjeve Infektive më 17 mars, pa temperaturë të lartë trupore.
“Gjatë natës gjendja e tij u përkeqësua në mënyrë të papritur, ai menjëherë u intubua, u vendos në një aparat të frymëmarrjes, por brenda disa orësh gjendja e tij u përkeqësua më tej dhe pacienti vdiq. Pacienti nuk kishte histori të njohur të komorbiditetit”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
Ndryshe, gjatë ditës së djeshme në Maqedoninë e Veriut u shënua viktima e parë nga virusi korona, një grua e moshës 57-vjeçare nga Kumanova.