Shefi i NATO-s i shqetësuar me sulmet në Arabinë Saudite
Udhëheqësi i aleancës ushtarake të NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se është jashtëzakonisht i shqetësuar nga përshkallëzimi i tensioneve, pas sulmeve në fundjavë mbi objektet e naftës në Arabinë Saudite.
Të hënën, Shtetet e Bashkuara publikuan disa imazhe satelitore që tregojnë dëmtime në objektet e naftës dhe ato e drejtuan gishtin e fajit kah Irani.
SHBA prezanton të dhëna për përfshirje të Iranit në sulmin e rafinerive saudite
Irani e mohoi përfshirjen në sulme.
Rebelët Huthi në Jemen, të cilët janë të lidhur me Iranin, e morën përgjegjësinë.
Huthit kanë kryer sulme në tokën saudite edhe më parë.
Por, të fundit ishin shumë më të mëdha dhe goditën fabrikën më të madhe në botë për përpunimin e naftës dhe një fushë tjetër të naftës.
Efekti i menjëhershëm ishte zvogëlimi për 5% i furnizimeve globale me naftë dhe rritja e çmimeve.
Stoltenberg po ashtu tha se Irani “po e destabilizon gjithë rajonin”.