SHBA: Nëse Turqia sulmon aleatët kurdë nuk do të tërhiqemi nga Siria
Këshilltari i sigurimit kombëtar të Shtëpisë së Bardhë, John Bolton, shtoi një kusht të ri të dielën për tërheqjen e SHBA nga Siria, duke thënë se Turqia duhet të bjerë dakord të mbrojë aleatët kurdë të Shteteve të Bashkuara.
Vendimi për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria varet dhe është i kushtëzuar me atë që Turqia të ofrojë siguri për aleatët e trupave kurdë të Sheteteve të Bashkuara në Siri , është deklaruar së fundi Këshilltari për Siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë John Bolton.
Gjatë vizitës së tij në Izrael, këshilltari Bolton po ashtu ka thënë se tërheqja e SHBA-së është e kushtëzuar edhe me mposhtjen e militantëve të mbetur të Shtetit Islamik në Siri.
Bolton është shprehur se nuk ka një afat të caktuar se kur SHBA-ja do të tërheqë trupat e saj nga Siria.
“Afati për tërheqjen e trupave varet nga vendimet politike që ne duhet të zbatojmë”, ka thënë ai, duke shtuar se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump “dëshiron që kalifati i IS-it të shkatërrohet”, transmeton BBC.
Bolton, i cili do të udhëtojë të hënën në Turqi, tha se SHBA po këmbëngul që aleatët e saj kurdë të mbrohen nga çdo ofensivë e planifikuar turke. Ai do t’i japë një paralajmërim presidentit turk Rexhep Tajip Erdoan këtë javë.
“Ne nuk mendojmë se turqit duhet të ndërmarrin veprime ushtarake që nuk janë plotësisht të koordinuara dhe të pranuara nga Shtetet e Bashkuara, në mënyrë që ata të mos rrezikojnë trupat tona“, u tha Bolton gazetarëve përpara bisedimeve me zyrtarët izraelitë. Gjithashtu ai tha se në takimet me zyrtarët turq do të kërkojë të njihet me objektivat dhe dhe mundësitë e saj.
Vetë, presidenti amerikan Donald Trump pas vendimit të tij më 20 dhjetor për planin e tërheqjes së 2000 trupave amerikanë në Siri, është përballur me kritika të forta. Ndërkohë, Turqia nga ana e saj i konsideron njësitë mbrojtëse të popullit kurd të Sirisë, një grup terrorist i lidhur me një kryengritje brenda kufijve të vet