FutbollSportiTë fundit

Për kaq para e bleu Reali talentin e Cityt

Real Madridi e ka zyrtarizuar sot transferimin e Brahim Diazit nga Manchester City.

19-vjeçari ka nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare me klubin mbretëror,  për të cilin Reali pagoi 16 milionë euro, plus 7 milionë bonuse, transmeton Gazeta Express.

Diaz do të ketë një pagë prej 66 mijë eurove në javë.

Spanjolli vizitat mjekësore do t’i bëjë të hënën, më 7 janar, dhe do të prezantohet në stadiumin “Bernabeu” duke filluar prej orës 13:30.

Diaz për ekipin e parë të Cityt ka 15 paraqitje, ku ka shënuar dy gola.