Bota

SHBA-ja miraton ilaçin për trajtimin e koronavirusit

Administrata amerikane për Ushqim dhe Ilaçe ka miratuar një ilaç që mund të përdoret për trajtimin e koronavirusit të ri, ka thënë presidenti amerikan, Donald Trump.

Trumpi ka thënë se udhëheqësi i kompanisë Gilead, që ka zhvilluar ilaçin, e ka përshkruar këtë hap si shumë të rëndësishëm, si dhe ka thënë se do të dhurojë një milion shishe të ilaçit, remdesivir, raporton Reuters.

Nënpresidenti Mike Pence tha që 1 milion shishet e para do të fillojnë të shpërndahen në spitale të hënën.

Ky ilaç që fillimisht është krijuar për trajtim të sëmundjes Ebola, ka zvogëluar ditët e shfaqjes së simptomave të koronavirusit nga 15 në 11, në disa teste që janë bërë ku janë përfshirë spitale nga e gjithë bota.

Megjithatë një studim kinez ka vënë në pikëpyetje dobinë e këtij ilaçi.