Bota

U publikuan lajme për vdekjen e tij, Kim Jong-un shfaqet në publik

Lideri i Kores së Veriut Kim Jong-un është shfaqur në publik pas 20 ditësh. Lajmi është bërë i ditur nga mediat shtetërore të Koresë së Veriut, trasmeton BBC.

Agjensia e lajmeve KCNA raporton se udhëheqësi i Koresë së Veriut preu shiritin e hapjen së një fabrike të riciklimit të mbetjeve . Sipas KCNA, njerëzit në fabrikë shpërthyen në brohoritje kur u shfaq Kim Jong-un

Prej disa ditësh, në mediat ndërkombëtare qarkulluan lajme se Kim Jong-un kishte vdekur gjatë një operacioni në zemër.

Po ashtu, në media u shpërnda dhe një foto ku shihej shtirë lideri koreano-verior. Lidhur me këtë çështje foli dhe Presidenti Donald Trump, i cili tha se e di gjendjen shëndetësre të Kim Jong-un, por nuk dha më shumë detaje./opinion.al/ministrialajmevem.com