Shaqiri: Ragmi Mustafa duhet të veproj njejtë ashtu siç bëri Lulzim Basha, të jap dorëheqje nga PDSH
Zëvendes kryetari i APN-së Almin Shaqiri dhe asambleisti në Kuvendin Komunal të Preshevës , konsideron se kreu i PDSH-së Ragmi Mustafa duhet të veprojë ngjashëm sikur Lulzim Basha, i cili dje ka dhënë dorëheqje nga PD.
Shkrimi i plotë i Shaqirit :
Politika është sfidë, e sfidat tregojnë je apo nuk je i sukseshëm.
Pas shumë humbjeve radhazi, përçarje të partisë, bllokim të proceseve Lulzim Basha dorëhiqet nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Tani topi është tek miku i tij në Preshevë, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Ragmi Mustafa, i njëjti fat politikë, disa humbje radhazi, përçarje e partisë së tij, ndarje e gjithçka tjetër pos sukses #jo.
Dorëheqja është lirim rruge për gjeneratat e reja, andaj edhe në PDSH është koha më shumë se kurr pas shumë dështimeve në zgjedhje, skandaleve me karakter kombëtarë dhe përbuzje e votuesit të PDSH-së duke e votuar kryetaren jo legjitime të shkoj në #penzion.
Fundi i Ragmi Mustafës nënkupton një epokë të re në PDSH.