FutbollSporti

Shakhtari bindës ndaj Baselit, Sevilla fiton në çastet e fundit

Janë mbyllur para pak çastesh ndeshjet çerekfinale të Europa Ligës.

Shakhtari ka shënuar fitore të pastër ndaj Baselit me rezultat 4-0, ndërsa me mund Sevilla fitoi ndaj Wolves, që humbi edhe një 11-metërsh në minutën e 13′, përcjell GB.

Moraes, Taison, Alan-Patrick e Dodo shënuan për ekipin ukrainas, derisa të vetmin për zviceranët e realizoi zëvendësuesi Ricky van Wolfswinkel.

Në anën tjetër, golin e vetëm në ndeshje dhe atë që ua siguroi gjysmëfinalen andaluzianëve, e shënoi Ocamps.

Ajo që është e rëndësishme, tashmë janë përcaktuar edhe çiftet gjysmëfinale. Shakhtar do të luajë përballë Interit, ndërsa Sevilla kundër Manchester United.