Lajme

Shaip Kamberi përshëndet vendimin e PD-së që ti bashkohet partive tjera shqiptare

Partia Demokratike e Nagip Arifit ka nënshkruar marrveshjen për bashkangjitje partive tjera shqiptare për të garuar së bashku në zgjedhjet parlamentare. Këtë vendim të Partisë Demokratike, megjithëse rival politik, e ka përshëndetur Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, njëherit (spias të gjitha gjasave) bartësi i Listës së koalicionit të shqiptarëve të Luginës, z.Shaip Kamberi, raporton rtvpresheva.com

Në postimin e z.Kamberi thuhet:

“E mirëpresim vendimin racional të kryesisë së Partisë Demokratike për të përkrahur iniciativën e Republikës së Shqipërisë dhe ministrit Cakaj dhe për t’u bërë pjesë e Marrëveshjes së nënshkruar ditë më parë në Tiranë.

Lista e përbashkët e partive politike për zgjedhjet e ardhshme parlamentare ngjallë shpresë dhe ofron siguri për koordinimin e politikave tona të përbashkëta që për qëllim kanë avancimin e pozitës së shqiptarëve dhe realizimin e plotë të drejtave të garantuara me Konventa ndërkombëtare” shkruan Shaip Kamberi.