FutbollSporti

Jurgen Klopp thurr elozhe për Xherdan Shaqirin

Jurgen Klopp po bënë histori me klubin e Liverpoolit.

Trajneri gjerman fitoi Ligën e Kampionëve edicionin e kaluar, derisa tani është favoriti kryesor për të triumfuar në ishull.

Ka qenë vetë ai që ka dhënë një prononcim për mediat, por temë e diskutimit nuk ishte skuadra në përgjithësi, por Xherdan Shaqiri në veçanti. Ai e ka vlerësuar dukshëm përfaqësuesin zviceran me prejardhje kosovare, duke thënë se nuk kishte ndonjë futbollist para tij që ta ketë fizikun në atë mënyrë.

“Ai ka një fizik të pabesueshëm. Asnjëherë nuk kam parë diçka të tillë më parë. Por dëmtimet janë duke e munduar shumë në këtë sezon, nuk ka diçka të madhe, vetëm që nuk mund të luaj”. – është shprehur ish-trajneri i Dortmundit.